澳门皇冠棋牌

Skip navigation
Ku ndodhemi

Misioni i OSBE-së në Shkup

Prioritetet kryesore të Misionit janë të avancojë marrëdhëniet konstruktive ndëretnike dhe të mbështes zbatimin e mëtejmë të Marrëveshjes kornizë të Ohrit të vitit 2001, si dhe shtyllat e saj thelbësore: jo-diskriminimi, arsimi, decentralizimi, përfaqësimi i barabartë, bashkësitë më të vogla dhe përdorimi i gjuhëve. Misioni punon me autoritetet për zbatimin e reformave në fusha të tilla si zgjedhjet, policia demokratike, qeverisja lokale dhe gjyqësori. Misioni monitoron dhe bën vizita të rregullta në komunitetet lokale dhe ka një rrjet të komunikimit me përfaqësuesit politikë, anëtarët e shoqërisë civile, udhëheqësit fetarë, si dhe nëpunësit policor.
Shkolla verore për tolerancë dhe mos-diskriminim, e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, solli në një vend grup divers të të rinjve duke ofruar një mundësi unike për të eksploruar mënyrat për luftën kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes.
Fondi ‘Ndërtojmë urat’, i mbështetur nga OSBE vazhdon edhe këtë vit me thirrje të hapur për ofrimin e granteve për nxënësit, mësuesit dhe shkollat që planifikojnë të organizojnë aktivitete të përbashkëta duke përfshirë nxënës nga të gjitha komunitetet dhe gjuhë të ndryshme të mësimit.
Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Federatën e Futbollit (FFM) nisi fushatë kundër mostolerancës brenda dhe jashtë fushave të futbollit, me qëllim ndërgjegjësimin publik për efektet e dëmshme të gjuhës së urrejtjes gjatë ndeshjeve të futbollit.
Me qëllim përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisjen lokale, Misioni i OSBE-së në Shkup ka filluar fushatën për ngritjen e vetëdijes ‘Nëse unë pyetem’. Qëllimi i fushatës është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e angazhimit qytetar dhe inkurajimi i qytetarëve për pjesëmarrje në jetën publike.